Tenja e patates është një sëmundje që vitet e fundit ka prekur kulturën e patatës, e cila mbillet masivisht në Qarkun Korçë. Për të shmangur dëmtimet nga kjo sëmundje, specialistët e bujqësisë kanë këshilluar fermerët që një element i rëndësishëm është mbjellja si një proces që duhet kryer në thellësi më të madhe. Referuar këshillave, fermerët thonë se këtë vit që kaloi, prodhimi ishte i pastër nga kjo sëmundje
LULJETA SHAHOLLI Fermere
Me rëndësi është dhe përzgjedhja e kultivarëve që i përshtaten klimës së Korçës e japin rendiment. Patatja është një kulturë që prodhohet masivisht në rang Qarku ku në viti ka një prodhim prej mbi 60 mijë ton dhe zë një sipërfaqe të mbjellash prej mbi 2 mijë HA.


