Nga fshati Pirg i Bashkisë së Maliqit, drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi theksoi se Partia Socialiste vijon të ecë përpara me përulësinë e atyre që kanë punuar dhe nuk ndalen së shërbyeri me modesti.
Në fjalën e tij, Peleshi u ndal edhe te diferenca mes Partisë Socialiste dhe opozitës, duke nënvizuar se “ata që dikur rrëzuan shtetin përtokë dhe shpërdoruan një shans historik për vendin, sot kërkojnë të rikthehen sërish pa asnjë përgjegjësi”. Ai vuri në dukje se, edhe në zonën e Pirgut, Partia Demokratike nuk ka një figurë përfaqësuese për komunitetin, çka sipas tij dëshmon mungesën e seriozitetit dhe angazhimit.
“Ne nuk kemi luksin të humbasim më kohë, nuk kemi luksin të humbasim një tjetër brez. Humbëm 30 vite. Sot, Shqipërisë po i kthehet një tjetër shans, që duhet ta kapim fort”, u shpreh Peleshi.
Në përfundim ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5 në fletën e votimit më 11 maj, duke e cilësuar këtë si një investim për të ardhmen, për fëmijët dhe për Shqipërinë që ecën përpara.


