Aksident me pasojë vdekjen në rrugën Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Symiz.
Një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditja e fortë.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kësaj të enjte ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.


