Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Fidel Kreka: “Faleminderit për besimin! PD nuk është thjesht një parti, është një besim që nuk shuhet kurrë”

    Korçë May 16, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas rezultatit të zgjedhjeve, kandidati i Partisë Demokratike Fidel Kreka ka reaguar publikisht përmes një mesazhi falënderues për të gjithë mbështetësit dhe demokratët.

    “Faleminderit nga zemra çdo demokrati që më besoi, më votoi dhe më mbështeti në këtë rrugëtim. Falë votës tuaj dola i pari mes gjithë kandidatëve dhe këtë e konsideroj një përgjegjësi të shenjtë. Ju jam thellësisht mirënjohës,” shkruan Kreka, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së strukturave të PD-së dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka në këtë betejë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai ka kërkuar ndjesë që nuk ka mundur t’u përgjigjet të gjithë mesazheve falënderuese dhe urimeve, por thekson se i ka lexuar me emocion dhe mirënjohje.

    “Ju nuk jeni humbës! Ju jeni zemra e kësaj partie. Kur PD bie, ngrihet nga njerëz si ju. Mos e ulni kokën, ngrijeni më lart se kurrë. S’ka kohë për dëshpërim!” – shkruan më tej Kreka, duke iu drejtuar veçanërisht demokratëve që ndihen të zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve.

    Në fund të mesazhit të tij, Fidel Kreka shprehet se është dhe do të mbetet në krah të çdo demokrati dhe çdo beteje që vjen: “PD nuk është thjesht një parti, është një besim dhe ky besim nuk shuhet kurrë!”

    Reagimi i Fidel Krekës në facebook;

    Faleminderit nga zemra!

    Çdo demokrat që më besoi, më votoi dhe më mbështeti në këtë rrugëtim .
    Falë votës tuaj dola i pari mes gjithë kandidatëve dhe këtë e konsideroj një përgjegjësi të shenjtë. Ju jam thellësisht mirënjohës!

    Faleminderit ekipit tim të palodhur, strukturave të PD-së, komisionerëve, numëruesve dhe gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë betejë. Pa ju, asgjë s’do ishte e mundur.

    Dua t’u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që më kanë dërguar mesazhe falënderimi dhe urimi , janë të shumtë dhe nuk arrij dot t’u përgjigjem të gjithëve, por i kam lexuar me emocion dhe mirënjohje . Ju faleminderit për çdo fjalë zemre.

    Sot dua t’i drejtohem me gjithë shpirt demokratëve, që pavarësisht përpjekjes, ndihen të zhgënjyer nga rezultati.
    Ju nuk jeni humbës! Ju jeni zemra e kësaj partie. Kur PD bie, ngrihet nga njerëz si ju. Mos e ulni kokën, ngrijeni më lart se kurrë. S’ka kohë për dëshpërim!

    Unë jam këtu. Do të jem këtu. Për çdo demokrat, për çdo betejë që na pret sepse PD nuk ështe thjesht një parti ,është një besim dhe ky besim nuk shuhet kurrë!

    Faleminderit!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Fidel Kreka Korçë Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Parashikimi i motit për 2 tetor – Qarku Korçë

    October 1, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.