Sot u përurua fusha e re e minifutbollit në ambientet e Kolegjit “Preka”, një hapësirë moderne që do t’i shërbejë zhvillimit fizik dhe argëtimit të nxënësve. Ky investim është një tjetër dëshmi e përkushtimit për të përmirësuar kushtet në institucionet arsimore të qytetit tonë.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, i cili theksoi rëndësinë e krijimit të ambienteve cilësore për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

“Këto investime nuk janë thjesht infrastrukturë, por janë investime për të ardhmen, për rininë dhe për një arsim më cilësor në qytetin e Korçës.” – ka shkruar Filo në rrjetet sociale.



