Rreth orës 11:10 të paradites së sotme, në hyrje të qytetit të Bilishtit, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Motomjeti me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi B. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Devoll për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


