Një konflikt pronësie ka përfunduar me kërcënim me armë në qytetin e Korçës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin F. Sh., 69 vjeç, banues në Korçë.
Sipas hetimeve paraprake, i moshuari dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe i ka drejtuar një armë gjahu (me leje) një 46-vjeçari, pas një debati për çështje pronësie. Arma është sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja është nën hetim, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.


