Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Miras të rrethit të Devollit.
Një 42-vjeçare është vënë në hetim nga policia pasi prej një kohe të gjatë kërcënonte dhe shantazhonte një 45-vjeçar se do t’i publikonte fotot intime mes tyre nëse nuk i jepte para.
I shqetësuar nga kërcënimet e gruas në fjalë, të cilat ishin bërë të përsëritura, ky shtetas e ka denoncuar në Polici.
Menjëherë efektivët regjistruan procedimin penal ndaj shtetases me ininciale B.D, banuese në Miras, ndërkohë që materialet kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


