Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. T., 50 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e një lokali që ai ka në përdorim, në lagjen nr. 9 të qytetit, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje që shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit.
Materialet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


