Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Kayak Fest” në Zaroshkë të Pustecit: Aventurë dhe turizëm në liqenin e Prespës

    Aktualitet June 30, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fshati Zaroshkë në bashkinë Pustec u shndërrua këtë vit në qendër të aventurës dhe sportit, duke mirëpritur edicionin e “Kayak Fest”, një ngjarje që bashkon adrenalinën e aktivitetit fizik me bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të një prej zonave më piktoreske të juglindjes së Shqipërisë.

    Pjesëmarrësit, të apasionuar pas natyrës dhe sportit, përshkuan me kajak ujërat e kristalta të liqenit të Prespës, në një itinerar që varionte nga 2.5 deri në 5 kilometra, duke nisur nga plazhi i Zaroshkës dhe duke mbërritur deri në ishullin piktoresk të Maligradit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas organizatorëve të aktivitetit, Zaroshka është zgjedhur për pozicionin e saj strategjik dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ofron, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer liqenin, malin dhe historinë.

    Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, vlerësoi organizimin e këtij eventi, duke e cilësuar një kontribut të çmuar në pasurimin e ofertës turistike të zonës dhe në pozicionimin e Prespës si një destinacion të qëndrueshëm për turizmin natyror.

    Për shumë prej pjesëmarrësve, “Kayak Fest” nuk ishte thjesht një sfidë sportive, por edhe një mundësi për t’u lidhur më thellë me natyrën dhe komunitetin lokal. Aktiviteti po merr gjithnjë e më shumë formën e një tradite që jo vetëm promovon turizmin e qëndrueshëm, por edhe ndihmon në zhvillimin e zonave ende të pashfrytëzuara mjaftueshëm të Shqipërisë.

    Prespa, me ujërat e saj të kthjellët dhe historinë e pasur që mbart, po fitoi një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në hartën e destinacioneve shqiptare për ata që kërkojnë jo vetëm pushime, por një përjetim të plotë natyror dhe kulturor.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Kayak Fest Prespë slidr sporte ujore zhvillim i turizmit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026

    Tenderat e pastrimit në Korçë: Çfarë konstaton raporti i KLSH

    September 4, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026

    Skënderbeu mposhtet 2-1 nga Egnatia në Rrogozhinë

    September 4, 2026

    Tenderat e pastrimit në Korçë: Çfarë konstaton raporti i KLSH

    September 4, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026

    Skënderbeu mposhtet 2-1 nga Egnatia në Rrogozhinë

    September 4, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.