Policia e Korçës ka evidentuar dhe goditur disa raste të veprimtarive të paligjshme, duke çuar në arrestime dhe procedime penale ndaj disa shtetasve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin L. B., banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 33-vjeçarin E. F., banues në Korçë, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare proceduan penalisht 37-vjeçaren J. H., banuese në Tiranë, pasi administronte një lokal në mënyrë të paregjistruar në organet kompetente.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për 21-vjeçarin T. B., banues në Maliq, i cili dyshohet se, për motive të dobëta, ka tentuar të godasë me mjet bujqësor një 67-vjeçar, duke e kanosur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


