Pogradeci ka shkëlqyer sërish në arenën sportive, këtë herë në Kampionatin Kombëtar të Kung-Fu për grupmoshën U-18, që u zhvillua në qytetin e Pukës nga data 27 deri më 29 qershor.
Sportistja pogradecare, Dea Baçe, pjesë e ekipit Pogradeci Kung-Fu, është shpallur Kampione Kombëtare në kategorinë e femrave U-18, duke u kurorëzuar njëkohësisht edhe si sportistja më e mirë e turneut.
Pas një periudhe intensive stërvitjesh dhe përkushtimi, Dea dhe trajneri i saj, Dritan Lushka, i kanë dhuruar Pogradecit një tjetër sukses të madh në sportin e Kung-Fu-së. Ky triumf konsiderohet vetëm si një hap i parë drejt sfidave edhe më të mëdha, pasi ekipi po përgatitet tashmë për pjesëmarrjen në Kupën e Republikës, e cila pritet të zhvillohet së shpejti në Pogradec.



