Bashkia Kolonjë mirëpriti kryetarin e Bashkisë së Westland, Michigan, z. Kevin Coleman, në kuadër të bashkëpunimit mes dy qyteteve. Kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai, shprehu kënaqësinë për vizitën, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt binjakëzimit zyrtar që pritet të finalizohet në muajin shtator në Michigan.
Ky binjakëzim synon të forcojë marrëdhëniet mes dy komuniteteve, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta zhvillimi, shkëmbim idesh, vlerash dhe vizionesh.
Westland është një nga bashkitë ku komuniteti me origjinë nga rajoni i Korçës ka një prezencë dhe kontribut të rëndësishëm, çka e bën këtë lidhje edhe më të veçantë. Përfaqësuesit e të dy bashkive kanë planifikuar takime dhe aktivitete të ndryshme në shtator, ku priten zhvillime premtuese në fusha të ndryshme bashkëpunimi.



