Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit E. M., banues në Çërravë.
Ky shtetas u kap duke transportuar 8 metër kub lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.


