Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dita Ndërkombëtare e Gazetarisë Sportive – Tonin Frroku, ndër figurat më të spikatura të këtij zhanri

    Aktualitet July 2, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, emri i Tonin Frrokut shndrit si një nga figurat më të spikatura të këtij zhanri në Shqipëri. Me mbi pesë dekada kontribut të pandërprerë në median sportive, Frroku ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm si reporter dhe komentator, por si një dashnor i përjetshëm i sportit dhe fjalës së shkruar.

    Gazetaria sportive, siç e përkufizon edhe nipi i tij, Albert Vataj, nuk është thjesht transmetim rezultatesh apo statistika, por një art i rrëfimit të emocioneve, pasionit dhe shpirtit të garës. Pikërisht këtë mision ka mishëruar Tonin Frroku në çdo dalje publike, qoftë në mikrofon apo në faqet e gazetave sportive.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Karriera e tij nisi në Shkodër, qytetin që e frymëzoi dhe që e mbajti gjithmonë pranë zemrës, ndërsa më pas e çoi pasioni drejt Korçës, ku mbajti gjallë zërin e gazetarisë sportive me të njëjtën energji dhe përkushtim. I njohur për zërin karakteristik, paraqitjen dinjitoze dhe pasionin e pakufishëm, Frroku është vlerësuar si një nga figurat më të sinqerta dhe më të qëndrueshme të gazetarisë sportive shqiptare.

    Në këtë ditë të veçantë, Albert Vataj i ka kushtuar dajës së tij një mesazh mirënjohjeje dhe dashurie, duke e cilësuar si “një ndër figurat më të dashura, më të përkushtuara dhe më të vërteta të gazetarisë sportive shqiptare”, që e ka ngritur këtë profesion në lartësinë e një dashurie që nuk vdes kurrë.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, emri i Tonin Frrokut mbetet sinonim i pasionit, profesionalizmit dhe dashurisë së pakushtëzuar për sportin dhe median.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    dita boterore djathtas Gazetaria sportive Tonin Frroku
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Kush është Andrea Mano, deputeti i ri i parlamentit shqiptar?

    September 26, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.