Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe zbulim armësh

    Aktualitet July 8, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë bilancin e veprimeve operacionale të 24 orëve të fundit, ku janë shënuar disa arrestime, procedime penale dhe sekuestrime armësh.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. S., 37 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në Pogradec, Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Ç., 22 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

    Po në Korçë, Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan penalisht:

    L. Sh., 49 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një biçiklete në pronësi të një 24-vjeçari;

    R. T., 31 vjeç, për dhunë fizike ndaj shtetasit E. P., 36 vjeç, për motive të dobëta;

    E. B., 28 vjeç, banues në Dishnicë, pasi dyshohet se ka ndezur aksidentalisht zjarr, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të mbjellë me grurë.

    Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. L., i dyshuar për kryerje të punimeve ndërtimore pa leje. Po ashtu, kanë nisur hetimet pas kallëzimit të shtetasit E. N., 32 vjeç, nga Gurrasi, i cili gjatë punimeve në banesën e tij gjeti një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i kishte poseduar i ati tashmë i ndjerë. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Në Devoll, nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. Sh., 26 vjeç, banues në Përparimaj, i cili është konfliktuar me dy shtetas të mitur, për motive të dobëta.

    Ndërkohë, në Kolonjë, shtetasi P. A., 56 vjeç, banues në Sarandë, u procedua penalisht pasi dyshohet si autor i vjedhjeve në dy objekte kulti në Leskovik.

    Po ashtu, më datë 07.07.2025, në fshatin Trebinjë, dyshohet se një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarr në banesën e shtetasit A. Q., 71 vjeç, duke sjellë dëme materiale, por pa lëndime në njerëz.

    Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas policia korçë Vepra penale
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.