Fshati Zvezdë po hyn në një etapë të re zhvillimi falë ndërtimit të ujësjellësit të ri, një investim i rëndësishëm në infrastrukturën e ujit të pijshëm. Projekti, i financuar dhe realizuar nga Ujësjellësi Rajonal Korçë sha, i jep zgjidhje përfundimtare problematikës së vjetër të mungesës së ujit në këtë zonë.
Ky investim siguron furnizim të pandërprerë dhe me cilësi për banorët, duke përmirësuar ndjeshëm standardin e jetesës dhe kushtet sanitare në komunitet.


