Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rama: Korça model në menaxhimin e territorit, por aksioni kundër ndërtimeve pa leje do të vijojë në të gjithë qarkun

    Aktualitet July 14, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Korçën si një model të mirë të menaxhimit të territorit, ku, sipas tij, ka më pak problematika në krahasim me zona të tjera të vendit. Megjithatë, shefi i qeverisë theksoi se aksioni kundër ndërtimeve pa leje do të vazhdojë edhe në të gjithë territorin e qarkut.

    Deklaratat kryeministri i bëri gjatë një takimi me deputetët e Tiranës, ku iu përgjigj edhe kritikave për shembjet në Theth. Ai bëri me dije se në këtë zonë janë prishur 40 objekte pa leje, ndërsa shtoi se pronarët e tyre nuk janë banorë të zonës, por persona që kanë ndërtuar për qëllime fitimi. Sipas Ramës, policia ka nisur hetimet për të zbuluar se “kush është mbrapa pushtimit të zemrës së Thethit.”

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Vlora, Fieri, Elbasani, Korça, në vijën bregdetare nuk po i numëroj të gjitha njësitë, duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që ndërtojnë dhe tentativave për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor,” u shpreh Rama, duke paralajmëruar vijimin e aksionit në shkallë vendi.

    Kryeministri shtoi se po mblidhen informacione për të gjithë territorin, ndërsa është ngritur një grup prej 80 arkitektësh që do të projektojnë ripërtëritjen e hapësirave që do të lirohen nga ndërtimet pa leje. Ai nënvizoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj atyre që uzurpojnë hapësirat publike, duke theksuar se në zonat urbane “nuk mund të ketë trotuar privat.”

    “Do të bëjmë një reformë dhe shumë shpejt, mbase për shkak të emergjencës për këtë dhe ujin e pijshëm. Do na duhet të bëjmë deri akt normativ dhe ato 83 mandate do t’i vëmë në shërbim të qytetarëve që kërkojnë kapërcim përfundimtar nga Shqipëria Europiane në mendje, te Shqipëria anëtare e BE. Në këtë aspekt po bëjmë gjënë e duhur dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë,” deklaroi Rama.

    Ai nënvizoi se hapësirat publike janë të përbashkëta dhe se nuk ka pronë private rreth e rrotull pallateve të reja, pasi leja e ndërtimit jepet vetëm për vetë objektin.

    Ndërsa Korça shihet si shembull pozitiv në këtë drejtim, qeveria paralajmëron se aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe ndalimin e ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet as në këtë qark, për të siguruar një zhvillim urban të qëndrueshëm dhe sipas standardeve europiane.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Edi Rama Korca ndertime pa leje slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.