Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Biletat Finlandë-Shqipëri, nis shitja për sfidën në Helsinki

    September 11, 2026

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korçë – Procedime dhe arrestime për ndërtim pa leje, aksidente dhe konflikte

    Aktualitet July 20, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka publikuar informacion mbi disa raste që kanë çuar në ndalime, procedime penale dhe arrestime, të ndodhura në Pogradec, Korçë dhe zonat përreth.

    Në Pogradec, u ndalua shtetasi J. M., 52 vjeç, pasi nga verifikimet e bëra nga IMT-ja dhe Policia rezultoi se kishte kryer punime ndërtimi pa leje në zonën e Volorekës.
    Po në Pogradec, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 26 vjeç, i dyshuar si pjesëmarrës në një konflikt mes disa shtetasve, i ndodhur më 18 korrik.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërkohë, janë referuar materiale në Prokurori për vlerësim, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, me detyrë kryetar i fesë Islame, i cili pretendon se është kundërshtuar verbalisht nga disa shtetas për shkak të zgjedhjes së imamit të ri.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Gjithashtu, nisën procedimet penale për:

    • M. H., 62 vjeç, nga fshati Vërdovë, i cili drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe humbi kontrollin, duke dalë nga rruga. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
    • R. D., 25 vjeç, nga fshati Vloçisht, për një aksident me përfshirjen e tre automjeteve. Si pasojë, u dëmtua E. A., 25 vjeç, nga fshati Gurishtë, i cili po merr ndihmë mjekësore.

    Në Korçë, referuan materialet për një ngjarje aksidentale ku shtetasi I. H., 84 vjeç, u rrëzua në banesë për shkak të problemeve shëndetësore dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

    Po në Korçë, shtetasi N. T., 46 vjeç, kallëzoi se gjatë natës i është thyer dera e lokalit që zotëron në lagjen nr. 9, nga persona të paidentifikuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Policia e Korçës Procedime Vepra penale
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Biletat Finlandë-Shqipëri, nis shitja për sfidën në Helsinki

    September 11, 2026

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Transportonin 11 emigrantë ilegalë, arrestohet i riu në Korçë

    September 11, 2026

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.