Policia e qarkut Korçë ka referuar në Prokurori disa raste të dhunës në familje, të ndodhura në qytetin e Korçës, si dhe në zonat rurale përreth.
Në qytetin e Korçës, shtetasi V. Zh., 66 vjeç, u procedua penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Në fshatin Hoçisht, bashkia Devoll, shtetasi A. L., 37 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshërve të tij dhe u ka thyer xhamin e derës së banesës.
Ndërsa në fshatin Pojan, bashkia Maliq, një konflikt për motive të dobëta përfundoi në dhunë fizike mes shtetasve I. M., 59 vjeç, dhe V. I., 38 vjeç. 59-vjeçari dyshohet se ka goditur me shuplakë bashkëshorten dhe vajzën e tjetrit, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke e goditur me një send të fortë.
Policia ka bërë të ditur se materialet për këto raste i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.


