Një ngjarje me ndjeshmëri është shënuar këtë pasdite në zonën turistike të Tushemishtit, ku dy turistë hollandezë, babë e bijë, janë ndihmuar me sukses nga policia kufitare pasi hasën vështirësi gjatë një shëtitjeje me kanoe në liqenin e Pogradecit.
Sapo kuptuan që nuk mund të ktheheshin në breg, ata sinjalizuan për ndihmë. Patrulla kufitare reagoi me shpejtësi dhe arriti t’i nxjerrë në breg në kohë. Fatmirësisht, të dy ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas janë shoqëruar në hotelin ku po qëndrojnë për pushime.
Policia kufitare e Pogradecit vijon të monitorojë çdo ditë zonën liqenore për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe për të parandaluar ngjarje të rrezikshme në ujërat e liqenit.


