Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Kur fillova ta dua Korçën – një reflektim i sinqertë për qytetin që s’e zgjodha, por më zgjodhi” – Nga Ardit Konomi

    Aktualitet August 3, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Ardit Konomi

    Nuk kam pasur ndonjë dashuri të madhe për Korçën.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Prindërit e mi ishin të lirë, të dhënë pas jetës dhe nuk i njihnin kufijtë. Më pëlqente ai model.

    Nuk mbaj ndonjë kujtim të jashtëzakonshëm nga fëmijëria që të më lidhej fort me qytetin. Shpesh mendoj se ajo fëmijëri duket më e bukur sot e treguar, se sa atëherë e jetuar.

    Një qytet i vogël. I lodhur.
    Dialekt i rëndë.
    Serenata qaramane.
    Mikroborgjezë.
    Llafazanë.
    Të grindur.
    Skon.
    S’e doja as fare muzikën greke.

    Por tani kujtoj shtëpitë e gjyshërve me kangjellat e mbuluara nga protomajat.
    Me jargavanët. Qershitë. Dardhat.
    Lojërat – sa shumë kishim.
    Shokët. Kushërinjtë.
    Mbase nuk ka qenë edhe aq keq. Mund të ketë qenë edhe mirë, ndonjëherë.

    Nuk e di saktësisht kur u lidhëm unë me Korçën.
    Mund të ketë qenë një periudhë, jo një moment.
    Arsyen e di sot, por nuk e dija atëherë.

    Di që vendimin për të jetuar këtu nuk e kam marrë menjëherë.
    Ky qytet mund të të bëhet parajsë, kur e zgjedh.
    Po aq sa mund të bëhet purgator, kur nuk i ikën dot.
    Nëse s’e ke zgjedhur vetë, por të ka rënë për hise, ndoshta më mirë t’i rrish larg. Shpëton veten. Shpëton edhe atë.

    Korça jeton shumë me të shkuarën – ky është problemi i saj më i madh.
    Nostalgjia është e mirë, por nuk është gjithmonë e dobishme.
    Të pengon të shohësh që e tashmja është, në tërësi, më e mirë se çdo e djeshme.
    Dhe se ajo që vjen, mund të jetë shumë më e mirë se kjo që gjen.

    Korça jeton shumë më vete.
    Për këtë kam menduar shpesh – që nuk është dhe aq keq.
    Vetmia, në fakt, të bën ndonjëherë më pesimist se ç’duhet.

    Por Korça bëhet shumë e bukur kur është optimiste.
    Korça bëhet shumë e bukur kur e duan.
    Po Korça është gjithmonë e bukur.
    Dhe s’ke si të mos e duash.

    Tjetër gjë nisa të shkruaja…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Ardit Konomi Korca Opinion slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.