Devis Mema, ish-futbollist i njohur i Skënderbeut, Flamurtarit dhe ekipit kombëtar “Shpresa”, është sot trajneri i grupmoshës U10 në Akademinë e Futbollit “Skënderbeu”.
Në stërvitjet e përditshme, siç shihet edhe në video, Mema nuk i qaset fëmijëve thjesht me ushtrime të thata teknike, por përpiqet t’u interpretojë futbollin si lojë, duke i vendosur në situata reale në fushë. Qasja e tij është larg parcelizimit të tepërt: për këto mosha, ai e sheh futbollin më shumë si proces të kuptimit, spontanitetit dhe ndjesisë së lojës.
Me përvojën si lojtar dhe pasionin si edukator, Devis Mema përfaqëson modelin ideal të trajnerit për moshat e vogla — një figurë që frymëzon, orienton dhe ndihmon fëmijët të dashurohen me futbollin që në hapat e parë.
Fatlumë janë 10-vjeçarët që kanë një trajner të tillë pranë!


