Në vijim të nismave për një mjedis më të pastër, në Njësinë Administrative Libonik është zhvilluar një aksion pastrimi, ku krahas punonjësve të shërbimeve publike të Bashkisë Maliq, u angazhuan edhe banorë të zonës.
Pavarësisht se territori paraqitet i pastër, ky aksion synoi largimin e mbetjeve të mbetura në disa zona periferike dhe sistemimin e hapësirave publike, duke përmirësuar më tej pamjen e mjedisit.
Bashkia Maliq nënvizon se kujdesi ndaj mjedisit mbetet një prioritet dhe fton qytetarët të kontribuojnë vazhdimisht për ta mbajtur Libonikun të pastër dhe mikpritës për të gjithë.


