Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka mbyllur aventurën e tij me Chelsean dhe do të vazhdojë karrierën te Burnley në Premier League.
Klubi anglez ka konfirmuar transferimin e 22-vjeçarit për një shumë prej 20 milionë paundësh.
Broja pritet të jetë menjëherë pjesë e planeve të trajnerit të ri të Burnley-t për sezonin e ardhshëm, duke synuar të rikthejë formën dhe golat pas një periudhe të vështirë me dëmtime dhe konkurrencë të fortë te londinezët.


