Pas gati një dekade larg, mesfushori i Kosovës, Bernard Berisha, rikthehet në futbollin shqiptar duke nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Dinamo City, me mundësi vazhdimi.
Berisha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te Skënderbeu, ku luajti në nivele të larta dhe shkëlqeu gjatë pjesëmarrjes së skuadrës në Europa League.
Tani ai rikthehet për të bashkëpunuar sërish me trajnerin Ilir Daja, me të cilin pati sukses në kohën te Skënderbeu.
Ky transferim pritet të forcojë mesfushën e Dinamo City dhe të sjellë eksperiencën dhe cilësinë e Berishës në kampionatin shqiptar.


