Mes gushtit, pika kufitare e Kapshticës rikthehet në skenarin e përvitshëm: kolona të gjata automjetesh dhe pritje të gjata për emigrantët shqiptarë që kthehen nga Greqia për pushime.
Vetëm në pesë ditët e fundit, mbi 37 mijë shtetas kanë hyrë nga Krystallopigi drejt Shqipërisë. Fluksi ka sjellë vonesa të mëdha, për shkak të mungesës së personelit dhe sporteleve të kufizuara në territorin grek. Radha shpesh kalon 2 kilometra, duke detyruar udhëtarët të presin me orë të tëra nën vapën e gushtit.
Ndërkohë, pala shqiptare punon me të gjitha sportelet e hapura për të lehtësuar qarkullimin, por autoritetet paralajmërojnë se ditët e ardhshme fluksi pritet të jetë edhe më i lartë, duke rritur sfidat për lëvizjen në kufi.


