Dy pikat kryesore të kalimit kufitar në juglindje të vendit, Kapshticë dhe Qafë Thanë, kanë shënuar fluks të lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare, pika e Kapshticës ka regjistruar hyrjen e 7 449 shtetasve drejt Shqipërisë, shifra më e lartë e muajve të fundit. Nga ana tjetër, nga territori ynë drejt Greqisë kanë dalë 4 837 shtetas.
Edhe në Qafë Thanë është shënuar qarkullim i shtuar. Gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut kanë hyrë 5 551 shtetas, ndërsa kanë dalë 4 988.
Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se në të dyja pikat po punohet me numër maksimal sportelesh për të përballuar fluksin, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.


