Një 30-vjeçar nga Maliqi, i identifikuar si Kërtis Rizvani, ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas të dhënave të para, i riu është hedhur nga një varkë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Në momentin e ngjarjes, viktima mësohet se ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Dinamika e saktë se si ka ndodhur ky incident fatal dhe arsyet e hedhjes nga mjeti lundrues mbeten ende për t’u përcaktuar nga autoritetet.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Dëshmitë e personave që e shoqëronin pritet të hedhin dritë mbi shkaqet që çuan në mbytjen e të riut nga Maliqi.


