Qyteti i Korçës po përballet me një fluks të lartë automjetesh gjatë këtyre ditëve, duke shkaktuar vështirësi të theksuara në qarkullim dhe kolona të gjata në akset kryesore.
Situata paraqitet veçanërisht e rënduar në rrugën Fan Noli, ku lëvizja e mjeteve bëhet me ritme shumë të ngadalta. Drejtuesit e automjeteve detyrohen të presin gjatë në trafik, mes radhëve të gjata dhe zhurmës së borive që reflektojnë situatën e vështirësuar.
Ky bllokim i qarkullimit vjen si pasojë e fluksit të madh të mjeteve dhe ngushtimit të rrugëve, faktorë që kanë sjellë një gjendje kaotike për lëvizjen normale brenda qytetit juglindor.


