Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga nata e parë e Festës së Birrës në Korçë, duke theksuar se në këtë aktivitet morën pjesë mbi 10 mijë persona.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se Korça mbetet Korça edhe në verë, ndërsa vuri theksin te zhvillimi i hapësirave të reja në qytet dhe trefishimi i numrit të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.
Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e arenës së re të Polit zhvillimor, duke veçuar mbarëvajtjen dhe interesin e lartë të qytetarëve dhe vizitorëve gjatë natës hapëse të festës.
Foto ilustruese.


