Marka ndërkombëtare Amstel ka qenë sërish pjesë e Festës së Birrës në Korçë, duke marrë pjesë në edicionin jubilar të 20-vjetorit të këtij eventi tradicional në hapësirën e re të festimeve.
Hapësirë e re dhe disa stenda për Birrën Amstel në Korçë
Këtë vit, eventi u zhvillua në një lokacion më të madh se edicionet e mëparshme, ku Amstel u prezantua me disa stenda të shpërndara për të qenë sa më pranë vizitorëve korçarë dhe turistëve vendas e të huaj.
Përfaqësuesi i Birrës Amstel, Samir Bundo, nëglimoi lidhjen e hershme të kësaj marke me zonën e Korçës. “Në radhë të parë përshëndetje të gjithë pjesëmarrësve që marrin pjesë, sidomos në këtë 20-vjetor. Për ne Amstel-in është një kënaqësi që marrim pjesë sidomos në këtë jubile të 20-vjetorit në Festën e Birrës së Korçës. Amstel, për informacionin e konsumatorëve, është birra e parë që është importuar në Shqipëri dhe aq më tepër në zonën e Korçës, që e dashurojnë pjesën e birrës, e sidomos edhe pjesën e Amstel-it. Ne jemi prej disa vitesh radhazi që marrim pjesë me këtë festë kaq të mrekullueshme”, shprehet Samir Bundo.
Prezenca e vazhdueshme edhe në edicionet e ardhshme
Duke krahasuar organizimin aktual me vitet e kaluara, Bundo vlerësoi pozitivisht ndryshimin e vendndodhjes. “Duke qenë se jemi me disa stenda dhe ky është viti i parë që bëhet në këtë lokacion, duke ndjekur dhe vitet e tjera që janë bërë te terminali, kjo është akoma më pozitive. Hapësira më të mëdha, pjesëmarrja më e madhe për njerëzit. E shoh që ka një atmosferë të mrekullueshme, sidomos presim edhe në ditën e fundit ose në natën e fundit që jemi sot, që të kalojmë sa më mirë, sa më gëzuar dhe sa më mirë me Birrën Amstel” , tha Bundo.
Sipas tij, numri më i madh i vizitorëve në stendat e markës përbëhej nga vetë banorët lokalë, por nuk munguan as vizitorët e huaj. “Pjesa më e madhe dërrmuese është prej korçarëve. Pjesëmarrja ka qenë mjaft e kënaqshme për ne si kompani e Amstel-it. Edhe turistët, duke qenë se një pjesë e tyre e njohin se është brand ndërkombëtar, e kanë përqafuar mjaft mirë birrën në këtë pjesëmarrje” , u shpreh ai.
Në përfundim, përfaqësuesi i kompanisë konfirmoi se marka do të vazhdojë traditën e pjesëmarrjes në festën e qytetit juglindor. “Po, patjetër që do të vijojmë të marrim pjesë në Festën e Birrës në Korçë. Ne jemi të kënaqur. Siç thashë, është edhe disa vite radhazi që ne jemi pjesëmarrës me Birrën Amstel dhe jemi të kënaqur me pjesëmarrjen, edhe me përqafimin e të gjithë konsumatorëve këtu në festë ”, përfundoi Bundo.


