Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Tatimet kapin 540 mijë euro të padeklaruara në Durrës

    August 29, 2026

    Shtrenjtimi i naftës: Shqipëria me çmimin më të lartë në rajon

    August 29, 2026

    Bllokohet hapësira ajrore shqiptare, vonesa dhe anulime në Rinas

    August 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bllokohet hapësira ajrore shqiptare, vonesa dhe anulime në Rinas

    Aktualitet August 29, 2026
    Bllokohet hapësira ajrore shqiptare, vonesa dhe anulime në Rinas
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Hapësira ajrore shqiptare u bllokua pasditen e sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik në sistemet e monitorimit të trafikut ajror të Albcontrol, duke sjellë anulimin e të paktën 5 fluturimeve dhe vonesa të shumta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

    Defekti teknik detyroi autoritetet të fikin sistemet, duke pezulluar çdo ngritje dhe ulje mjetesh fluturuese në Rinas, si dhe kalimin e avionëve përmes hapësirës ajrore të vendit. Sipas të dhënave nga Fly Radar, hapësira ajrore e Shqipërisë mbeti tërësisht e zbrazët për një hark kohor të caktuar, ndërsa avionët u devijuan në hapësirat ajrore fqinje për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pasojat në fluturime dhe reagimi i Albcontrol

    Albcontrol njoftoi se rreth orës 18:00, afro 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por pasojat në orare vijuan gjatë gjithë mbrëmjes. Në tabelat e aeroportit u shënuan vonesa të konsiderueshme për destinacione si Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra dhe Brukseli. Deri në orën 20:30, situata në sektorin e mbërritjeve mbeti e rënduar, pa fluturime të parashikuara që prej orës 18:50.

    Përmes një komunikate zyrtare, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaroi se pezullimi u bë si masë sigurie. “Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet,” thuhet në njoftimin e TIA-s. Stafi i aeroportit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar fluksin e pasagjerëve që mbetën në pritje brenda terminalit, ndërsa udhëtarët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Aeroporti i Rinasit Albcontrol Trafiku ajror Vonesa fluturimesh
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Tatimet kapin 540 mijë euro të padeklaruara në Durrës

    August 29, 2026

    Shtrenjtimi i naftës: Shqipëria me çmimin më të lartë në rajon

    August 29, 2026

    Mykhailo Fedorov këshilltar i Italisë për inovacionin ushtarak

    August 29, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Tatimet kapin 540 mijë euro të padeklaruara në Durrës

    August 29, 2026

    Shtrenjtimi i naftës: Shqipëria me çmimin më të lartë në rajon

    August 29, 2026

    Bllokohet hapësira ajrore shqiptare, vonesa dhe anulime në Rinas

    August 29, 2026

    Mykhailo Fedorov këshilltar i Italisë për inovacionin ushtarak

    August 29, 2026

    Vdes në Turqi 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri në Vlorë

    August 29, 2026

    Tragjedi në Bulqizë, gjendet e mbytur vajza 7-vjeçare në Drin

    August 28, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Massimiliano Doda zyrtarizohet te Skënderbeu për sezonin e ri

    August 28, 2026

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Pogradec: I moshuari pret 5 orë kryeministrin për ta falënderuar

    August 23, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.