Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen 10 të qytetit të Korçës, duke nxitur ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.
Sipas të dhënave paraprake, flakët nuk rrezikojnë banesat përreth dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e vatrës dhe po vijojnë punën për shuarjen e plotë të saj.
Ndërkohë, policia pritet të kryejë veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e rënies së këtij zjarri.


