Një 75-vjeçar është arrestuar nga Policia e Ersekës, pasi dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr, flakët e të cilit janë përhapur në territorin e fshatit Psar në Kolonjë.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e tokave përreth fshatit.
Kjo raportohet të jetë hera e dytë që i moshuari dyshohet se ka vendosur zjarre në këtë zonë, ndërsa më herët ai ka qenë i proceduar penalisht nga organet ligjzbatuese.


