Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Zjarr pranë lagjes Boje në Krujë, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve

    August 12, 2026

    Zjarre masive në vend: Evakuime në Krujë dhe 10 vatra aktive

    August 12, 2026

    Zjarr i madh në Daias të Tiranës, ndërhyjnë helikopterët

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mariglen Disha: Në 4 vite Librazhdi shumë hapa para në zhvillimin turistik dhe ekonomik

    Opinion May 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mariglen Disha do të jetë qytetari i parë i Librazhdit për 4 vitet ardhshme. Ai ka arritur të fitojë bindshëm zgjedhjet vendore të 14 Majit në këtë qytet dhe tashmë siç thotë edhe vetë ai është me mëngë të përveshura për të vazhduar punën për transformimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Librazhdit.

    Në një intervistë për Kolobri.al, Disha shprehet mjaft entuziast për punën që ka planifikuar të kryejë dhe se ku dëshiron ta çojë Librazhdin në 4 vitet në vazhdim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kush është Mariglen Disha?

    Mariglen Disha ka lindur në Librazhd në një familje me tradita dhe autoktone në qytet. Pasi Disha mbaron studimet para universitare në gjimnazin ‘Ibrahim Muca’ të Librazhdit, ndjek më pas studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku diplomohet në vitin 2003 si Inxhinier Ndërtimi.

    Disha ka shërbyer për disa vite si drejtor i Kadastrës së Korcës e më pas në Elbasan dhe Tiranë, ku ka spikatur më punën e tij në drejtimin e institucioneve. Profesionalizmi dhe shërbimi ndaj qytetarëve pa interes dhe pa i ndarë në të majtë dhe të djathtë kanë karakterizuar punën e Dishës në këto institucione.

    Pse e patë të arsyeshme të kandidoni për kryetar të bashkisë Librazhd?

    Jam propozuar nga Partia Socialiste, mund të them se ishte surprizues por edhe vlerësim padyshim. E megjithatë, vlerësoj çdo propozim që u bë për mua, duke më njohur kaq mirë në punën time të mëparshme, e duke besuar tek unë për të drejtuar bashkinë e Librazhdit.

    Çfarë do të bëjë z. Disha ndryshe nga parardhësit e tij?

    Mendoj se Kryebashkiaku Kastriot Gurra ka bërë më të mirën, investimet janë të prekshme, qytetarët e shohin çdo ditë punën e bërë. Mendoj se aq ka mundur të bëjë, por jo se aq ka dashur të bëjë. Ajo që di të them, është se çdo projekt të lënë përgjysmë nga Kryebashkiaku për faktorin kohë, do ta çoj përpara me përgjegjshmëri për të vazhduar ti japim më të mirën Librazhdit.

    Cilat janë disa nga projektet strategjike për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik të Librazhdit?

    Kam një plan zhvillimor ekonomik duke afruar kompani, dhe duke u dhënë më shumë mundësi punësimi qytetarëve të mi. Krahas kësaj projektet kulturore dhe investimi në muzeun etnografik do të jenë në fokusin tim. Turizmi mbetet pika strategjike mund të them ku jo vetëm ka nevojë për investim në infrastrukturën rrugore, por gjithashtu edhe për bujtina për të rritur kapacitetet pritëse. Mendoj se kryefjalë në Librazhd do të jetë turizmi!

    E cilësoni veten kryetar terreni apo zyre?

    (Qesh)Në fakt njihem si administrator i mirë, për shkak të profilit të punës së mëhershme, por me detyrën e Kryetarit të Bashkisë mendoj se do jetë më së shumti në terren, për të parë çdo punë, çdo investim, dhe për tju përgjigjur çdo qytetari që më ka votëbesuar.

    Ku e shohim Librazhdin pas 4 viteve?

    Librazhdi do të ecë vetëm përpara (qesh) me punë dhe investime, jam gati për tja nisur nga puna duke përveshur mëngët, dhe duke e bërë Librazhdin model të punësimit, turizmit!

    Kolibri.al

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Zjarr pranë lagjes Boje në Krujë, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve

    August 12, 2026

    Zjarre masive në vend: Evakuime në Krujë dhe 10 vatra aktive

    August 12, 2026

    Zjarr i madh në Daias të Tiranës, ndërhyjnë helikopterët

    August 12, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Zjarr pranë lagjes Boje në Krujë, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve

    August 12, 2026

    Zjarre masive në vend: Evakuime në Krujë dhe 10 vatra aktive

    August 12, 2026

    Zjarr i madh në Daias të Tiranës, ndërhyjnë helikopterët

    August 12, 2026

    Erseka, qyteti i pllajës së Kolonjës rrëzë Malit të Gramozit

    August 12, 2026

    Studimi i ri: Aktiviteti fizik mund të ngadalësojë Parkinsonin

    August 12, 2026

    Arrestohet i dyshuari që kërcënoi grupin e xhirimit në Tiranë

    August 12, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Spitali i Korçës me njësi të re kimioterapie për 300 pacientë

    August 12, 2026

    Kabllot e telefonisë lihen të varur pas termoizolimit të pallatit në Korçë

    August 12, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, gjykata lë në burg të dyshuarin

    August 12, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.