Pas thirrjes së Vuçiç se ushtria serbe mund të shkojë dhe ndërhyjë në veri të Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë kosovare, ku siç shihet dhe nga pamjet, ne çdo rrugë ndodhet një polic kosovar me kallashnikov në dorë.
E tmerrshme dhe më e rëndë është situata me politikën ndërkombëtare, e cila ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar përsa i përket kësaj çështje, ndërkohë që kryeministri Kurti ka kërkuar të respektohet sovraniteti i Republikës së Kosovës.


