Stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin rrezikun për aktivizimin e zjarreve, qofshin këto të qëllimshme apo aksidentale.
Për parandalimin e tyre zhvillova sot takimin me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë qarku, lidhur me administrimin e Emergjencave Civile Verore për periudhën Maj-Tetor 2023, me pjesëmarrjen e anëtarëve të këtij komisioni.
Me qëllim koordinimin sa më mirë të punës së institucioneve, të gjitha bashkitë kane detyrim te zbatojnë programin e masave për sezonin veror. Pavarësisht se nga të dhënat rezulton se vitin e kaluar ka pasur rënie me rreth 40% të zjarreve në nivel qarku, duhet më shumë punë për të reduktuar efektet negative nga zjarret dhe theksova nevojën e përmirësimit të punës nga bashkitë dhe drejtuesit e institucioneve.
Marrja e masave në fazën parapërgatitore, kontrolli dhe monitorimi e vazhdueshëm të teritorit, në veçanti në zonat me risk, organizimi i sistemit të vrojtimit dhe reagimi i menjëhershëm të strukturave për shuarjen e zjarreve, janë shumë të rëndësishme për parandalimin e situatave të zjarrit.

Në takim u shtrua domosdoshmëria e koordinimit të punës me strukturat e vetë bashkive, ndërmjet bashkive si dhe me institucionet shtetërore në nivel vendor si faktor kryesor i cili gjatë kësai periudhe ka luajtur rolin kryesor në menaxhimin e situatave të rënies së zjarreve.


