Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    KOLIBRI.al zbulon fjalimin e Ramës, kur zbuloi “padashje” arrestimin

    Uncategorized June 2, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë fjalimit në Tiranë, pjesë e turit të mirënjohjes, Edi Rama falenderoi qytetarët dhe anëtarët e Partisë Socialiste. Përmendi problematikat që ka komuniteti sot dhe kërkoi zgjidhje nga administrata.

    Në radhë të parë, jo për ta thënë kështu, por realisht është pak si e tepërt kjo që të falënderohem unë nga ata që kanë fituar sepse për hir të së vërtetës besimi dhe mbështetja për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që kandiduan buronte nga puna juaj në radhë të parë, buronte nga besimi që ju keni krijuar tek njerëzit dhe tek ata që pastaj iu mbështeten dhe të jeni të sigurtë që, nëse ju nuk do ishit në lartësinë e kësaj sfide, unë nuk do ju kisha mbështetur, por me siguri dhe të tjerët s’do ju kishin mbështetur. Kështu që, çdokujt i pëlqejnë falënderimet, por në këtë rast më duken pak të tepërta. Ndërkohë që, në këtë takim dhe në këto takime, ne jemi në radhë të parë për të falënderuar të gjithë ata që e mundësuan këtë rezultat, pa i hequr asnjë meritë kandidatëve, por duke theksuar faktin që nëse nuk do të ishin në lartësinë e duhur të gjithë ata, të cilët i dhanë jetë kësaj fushate, por edhe përpara kësaj fushate e përgatitën këtë fushatë, por edhe përpara përgatitjes së fushatës ishin aty siç kanë qenë aty edhe në betejat e shkuara, ne nuk do kishim arritur dot rezultatin që arritëm. Unë mendoj që mbi të gjitha ky rezultat është rezultati i Partisë Socialiste, është rezultat i një organizate, e cila është fuqizuar, është konsoliduar, si një skuadër që luan së bashku për një kohë relativisht të gjatë, mekanizmat e së cilës janë të kolauduar, repartet në kuptimin e mbrojtjes së mesfushës, të sulmit për të bërë një analogji me sportin janë të harmonizuara. Organizatat bëjnë punën e tyre, kryetarët e organizatave bëjnë punën e tyre. Patronazhistët bëjnë punën e tyre. Me futjen e aktivistëve sigurisht që është shtuar një repart i ri, i cili është ende në fillesat e veta, por ka dhënë kontributin e vet, kështu që shpresoj ta ketë shumë më të madh në të ardhmen. Por pa harruar koordinatorët, pa harruar pastaj edhe të gjithë deleguarit në të gjitha zonat. Po pa harruar nuk diskutohet edhe deputetët. Pra, është një orkestër harmonike që ka arritur të bëjë përsëri detyrën dhe këtë herë duke prodhuar një rezultat, të cilin unë i mirëkuptoj deri diku edhe pse jo dot plotësisht, por i mirëkuptoj deri diku dhe ata që se kuptojnë sesi mund të arrihet një rezultat i tillë,”- tha ai.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjatë fjalimit ai nxorri dhe lajmin e arrestimit të një Sekretareje të Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme. Natyrisht që këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës, e kemi hapur vetë pikërisht sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i asaj kutie për të vazhduar avazin e nuk e di sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbështeturit e të mbrojturit e këtij vendi kurrë, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne,”- deklaroi Kryetari i PPSH-së, Edi Rama.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.