Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Safet Gjici mund të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës

    Personazh June 16, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen të premten pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e kryetarit të bashkisë.

    Video që është filmuar në zyrë dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale mban datën 6 qershor 2023.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pas publikimit të saj SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal, por pa bërë të qartë se për çfarë akuze kishin filluar hetimet. Me shumë mundësi ai mund të përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”.

    Vetë Gjici dha dorëheqjen disa orë pas publikimit. Në një mesazh në faqen e tij në Facebook ai kërkoi ndjesë dhe pretendoi se kishte rënë pre e një kurthi.

    “Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”, shkroi ai duke fajësuar rivalët politikë.

    Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrja e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të Gjicit nga detyra.

    Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

    Qarku i Kukësit është ndër më të varfrit në Shqipëri dhe vazhdon të eksportojë një numër të lartë emigrantësh, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një anketimi të organizatës SwissContact, popullsia e Kukësit ka rënë me 13% gjatë dekadës së fundit dhe gati 37% e banorëve të mbetur po planifikojnë gjithashtu të emigrojnë.

    Gjici është kryebashkiaku i dytë socialist në 10 vitet e fundit që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme.

    Pasi u arrestua në maj 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit, për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale.

    Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kukësit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Mësonjëtorja e Korçës, ajo e Velës apo Kurbini, kush është shkolla e parë shqipe?

    January 15, 2024

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.