Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për 3 shtetas për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike. Ngjarja e parë ka ndodhur në Ersekë.
Sipas asaj që bën të ditur policia, janë depozituar materialet në prolurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 61 vjeç dhe H. Z., 58 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.
Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Çiflig. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 37 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.


