Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026

    Naum Veqilharxhi dhe alfabeti origjinal i Vithkuqit

    August 25, 2026

    Rama pret simpatizantët te vila qeveritare në Pogradec

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vendimi hileqar i rektorit Dhimitër Bello për ta kthyer Universitetin e Korçës në filial të UT

    Korça + June 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me një vendim të fshehtë dhe në kundërshtim me statutin, Senati i Universitetit të Korçës ka sanksionuar bashkimin apo shkrirjen e tij me Universitetin e Tiranës. Një prej vatrave të dijes që nga viti i parë i funksionimit të tij në vitin 1971, tashmë rrezikon të kthehet në një filial të Tiranës, pa vendimmarrje.

    Rektori Dhimitër Bello u është imponuar anëtarëve të tjerë të Senatit të Universitetit duke përfshirë në mënyrë të fshehtë në pikën e rendit të ditës ‘të tjera’, pikërisht votimin për këtë çështje tejet të rëndësishme dhe që normalisht duhet të zinte vend kryesor në axhendën e mbledhjes së Senatit. Në pabesi dhe pa dhënë mundësinë e përballjes së mendimeve paraprakisht është kërkuar që kjo të votohet në këtë mbledhje.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me vendimin për tu kthyer në një filial të Universitetit të Tiranës, Univeristi ‘Fan S. Noli’ nuk mundet të ketë pavarësinë për të vendosur për politikat e tij akademike, duke rrezikuar kështu humbjen e dobishmërisë dhe ndikimit në Qarkun e Korçës. Kjo mund të sjellë edhe mbyllje të programeve të specializuara, nismave kërkimore dhe burimeve që janë krijuar posaçërisht për të përfituar komuniteti në nivel lokal.

    Përkundër mendimit personal të rektorit se bashkimi me Universitetin e Tiranës do të sjellë më shumë cilësi dhe hapjen e degëve proritare, një vendim i tillë mund të sjellë edhe reduktim të financimeve dhe burimeve që do të ndihmonte në avancimin akademik të stafit, e rrjedhimisht do të sjellë edhe rënie të cilësisë së arsimit.

    Universiteti “Fan S. Noli” ka krijuar tashmë traditën e tij dhe vendosja ‘nën ombrellën’ e Universitetit të Tiranës do të zbehë të gjithë atë histori, duke demoralizuar stafin pedagogjik, por edhe të gjithë ata të rinj të rajonit juglindor dhe jo vetëm që e kanë zgjedhur si një mundësi të përshtatshme për të qenë pranë zonave të tyre dhe për të kontribuuar si pjesë e këtij komuniteti të madh.

    Me këtë vendim për shkrirjen në 2 fakultete, nga 4 që ka aktualisht në Universitetin “Fan S.Noli”, kostot e arsimimit për studentët do të rëndohen, pasi shumë prej tyre nuk do kenë mundësinë të zgjedhin preferencat e tyre për arsim të lartë në Korçë, por do të duhet të shkojnë në Universitete të tjera.

    Ndërsa një pjesë e madhe e stafit të tij rrezikon të mbetet i papunë.Vendimi hileqar i rektorit Dhimitër Bello ka shkaktuar reagime të shumta në radhët e profesoratit, por edhe studentëve, pasi përpara se ai të hidhej në votim do të duhej të ishte konsultuar gjerësisht me grupet e interesit për të reformuar këtë Universitet sipas kërkesave të kohqs dhe jo duke bërë hapa pas.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026

    Rama pret simpatizantët te vila qeveritare në Pogradec

    August 25, 2026

    Prioritetet e diplomacisë shqiptare, Hoxha flet nga Pogradeci

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026

    Naum Veqilharxhi dhe alfabeti origjinal i Vithkuqit

    August 25, 2026

    Rama pret simpatizantët te vila qeveritare në Pogradec

    August 25, 2026

    Prioritetet e diplomacisë shqiptare, Hoxha flet nga Pogradeci

    August 25, 2026

    Skënderbeu mbetet me merkato të bllokuar nga FIFA: Zbardhen shkaqet administrative

    August 25, 2026

    Rama prezanton nga Pogradeci platformën Pasqyra Albania

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu mbetet me merkato të bllokuar nga FIFA: Zbardhen shkaqet administrative

    August 25, 2026

    Rama prezanton nga Pogradeci platformën Pasqyra Albania

    August 25, 2026

    Rama nga Pogradeci: Ministrat kontroll çdo muaj drejtorive

    August 25, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.