Një ditë pasi lajmëroi ‘shkrirjen’ e Universitetit “Fans S. Noli” me Universitetin e Tiranës, ka dhënë dorëheqjen rektori Dhimitri Bello. Burime për News 24 kanë bërë të ditur dorëheqjen e Bellos.
Mësohet se Senati votoi rrëzimin e vendimit për bashkimin me Tiranën. Universiteti i Korçës do të vazhdojë të jetë i ndarë dhe të funksionojë më vete.
Një ditë më parë, Dhimitri Bello tha se vendimi nuk ka ardhur për mungesë financash, por në kuadër të politikave që bëhen në komisionin e orientimit të politikave të arsimit të lartë, duke synuar një fuqizim nëpërmjet intergrimit në institucione më të mëdha. Sipas tij, ky vendim i cili pritet të finalizohet më e pakta brenda një viti, do të dyfishojë numrin e studentëve dhe do të sjellë programe të reja.


