Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Klaudeta dhe Petrika Riza, vallëzimi i fundit që iu zgjati një jetë

    Devoll June 28, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ai vinte nga një familje e madhe që kishte një lidhje të ngushtë me artin dhe ajo nga një familje autoktone korçare patriotike e arsimdashëse, që lanë kontributin e tyre të çmuar për Korçën dhe vendin.

    Bashkë u njohën kur ajo ishte në klasë të gjashtë dhe ai në vit të parë të shkollës se mesme “Fuat Babani”. Ishte pikërisht kjo shkollë që do t’i afronte me njëri-tjetrin dhe do t’i bashkonte për gjithë jetën, ata që sot janë dy nga aktorët më të njohur korçarë e më tej, Klaudeta dhe Petrika Riza.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në fakt, edhe pse rrugëtimi i tyre vazhdoi në aktrim, do të ishte vallëzimi hapi i parë drejt afrimit. Shkolla “Fuat Babani” organizoi një mbrëmje dhe në atë që quhej “vallëzimi i fundit”, Klaudeta në vit të parë dhe Petrika në vit të tretë, do të kërcenin së bashku për 25 minuta. Më pas ai do të vazhdonte universitetin në Tiranë për aktrim dhe dy vjet më pas do t’i bashkohej edhe Klaudeta, ku vazhduan shoqërimin dhe njohjen me njëri-tjetrin.

    Pas mbarimeve të studimeve, u kthyen në vendlindje, ashtu siç ishin rregullat në vitet ’70-të, ku studentët e rretheve ktheheshin në qytetet e tyre. Rikthimi në Korçë sa emocionues për fillimet e reja, ishe edhe aq sfidues, si në sferën personale ashtu edhe profesionale. Të dy u angazhuan në role skenike të ndryshme në teatrin e qytetit.

    Petrika Riza, përveç roleve skenike e teatrale, ka qenë pjesë e disa prej filmave të njohur shqiptarë, ndër të cilat mund të përmendim rolin e Rustemit tek “I teti në Bronz”, Neimi në filmin “Yjet e netëve të gjata”, roli i Dhespotit te “Mësonjëtorja”, Kajmekami te “Kush vdes në këmbë” e shumë personazhe të tjera të gdhendura prej tij. Në karrierën e tyre të gjatë prej dekadash, kanë pasur kënaqësinë jo vetëm të marrin mbështetjen e duartrokitjet e publikut, por edhe të vlerësohen me çmime nga institucionet.

    Çmimet e marra nga Klaudeta

    Në vitin 1989, në Javën e artit skenik u vlerësua si “Aktorja më e mirë” me kryerolin e Gazepes te drama satirë e Vangjush Zikos. Këtë çmim e mori edhe te “Protagonist 2000”. Po në vitin 2000 u vlerësua me “Emblema e artë”, kurse me rolin e nënës te drama “Kohë pa emër” e Ruzhdi Pulahës dhe regji të Dhimitër Orgoockës, u vlerësua “Aktorja më e mirë”, e Festivalit teatror të komedisë “Ballkan 2000”.

    Në vitin 2010, me rastin e 60-vjetorit të Teatrit të Korçës, u vlerësua nga Presidenti Bamir Topi me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”.

    Petrika në verësimet e presidentëve

    Petrika Riza, përveç çmimeve të tjera, si “Medalje pune”, “Naim Frashër i klasit të dytë”, është është vlerësuar edhe me dy çmime nga Presidenca: në vitin 2003 me medaljen “Naim Frashëri i Artë”, kurse më 2 shkurt të 2021 me medaljen “Mjeshër i Madh”.

    Petrika, gjithashtu, ka qenë iniciuesi i Festivalit teatror të komedisë “Ballkan 2000” si dhe drejtor i teatrit “Andon Zako Cajupi” gjatë viteve 1998-2004.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023

    Si nip Dushari qe jam unë për Dr.Alfred Gegën në Maliq do të vija dhe pa makinë nga Tirana

    April 20, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.