Policia rrugor në juglindje të vendit vazhdon me “dorë të hekurt” kontrollet në akset kryesore në të cilat vazhdon që të ketë shoferë të “lajthitur” që nuk zbatojë rregullat e qarkullimit.
Vetëm 1 ditë më parë u shënuar 3 aksidente edhe pse gjatë kësaj jave shifrat e shoferëve me masa administrative janë të frikshem rreth 1220 masa të ndryshme, 3 të arrestuar dhe 5 në ndjekje penale është rezultati i disa ditëve.
Por sërish në rrugë ka të “çemdur” që duan të fluturojnë me makinat e tyre.
Ja njoftimi i Policisë Rrugore Korçë
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 3 leje drejtimi.
- Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjeti dhe janë referuar materialet në Prokurori edhe për 5 raste të tjera për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
- 85 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
- 349 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.
- Janë ndëshkuar 121 drejtues mjetesh për parkime të gabura.
- Janë ndëshkuar 660 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.


