Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Agim Xhafka – Askush nuk e nderoi Berti Kotmilon

    Personazh April 2, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Rastësisht kur po ndiqja lajmet në TV e po fliste Rama me një buf në krah të tij, po lexoja në një portal ikjen nga kjo jetë të Dionis Kotmelos ose Bertit siç e thirrnin, ish-kryebashkiaku i Korçës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    -Mos!-lëshova një dhimbje.

    Gruaja që pandehu se po kundërshtoja ndonjë marri të Ramës, më tha:

    -Si ke nerva dhe e dëgjon këtë!

    Heshta pak dhe me telekomandë bëra ekskursion në gjithë kanalet televizive. Kudo Rama dhe te një ekran pashë Taulant Ballën duke ngrënë byrek, pranë mbante një gotë dhallë.

    O zot çfarë vendi i dhjerë që jemi, e shfryva me dashje fjalinë. Largohet nga kjo jetë një njeri mbushur me virtyte dhe ne sytë na shohin veç deformime njerëzore. Që janë kryeministër, apo ministër, apo deputet, apo hajdut a kriminel. Në një tavë rreshtohen të gjithë këta të bandës së veseve. Për Bertin asnjë fjalë. Hiç, heshtje.

    Po kush qe ky njeri që na la? Ishte kryetar bashkie, por nga ata që për asnjë minutë nuk dallohej nga njerëzit e thjeshtë. Qëndroi 4 vite në atë zyrë, mbrojti bashkinë, gjykatën, arkivën e kadastrln nga dalldia e 1997 dhe sa nbaroi mandatin i tha jo propozimit për një mandat tjetër.

    U mblodh te shtëpia e vet që po rrënohej dita-ditës nga që nuk kishte financa për ta riparuar e jetoi 25 vjet rresht me pensionin modest. Që në se mjeku e lëshonte pak dorën për ilaçe Bertit do i duhej të hiqte vakte nga ushqimi. Populli e njihte, por e ripa që as portën e vjetër nuk mundi të ndërronte. Pati plot miq e vizitorë e me të gjithë u suall modest siç qe dhe siç jetoi. Së fundi një fondacion e kujdes për ushqimin e tij. Sikur nuk kishte qënë kurrë asnjë ditë kryetar bashkie.

    Ngaqë këtë post sot e kapin banditët, kusarët, mafiozët, grabitqarët. Që nuk e kanë për gjë t’u blenë brekë mijra euro grave të tyre dhe të luajnë me miliona euro që zhvatin nga lejet e ndërtimeve dhe tenderat pa fund.

    Korça sot rehatoi te varrezat një njeri fisnik. Një njeri model që duhej të bëhej frymëzim për gjithë shqiptarët. Çdo media për të duhej të fliste e të mos pushonte. Në fakt as e përmendi.

    Se sot njerëz si Berti quhen jashtë mode, jo trendi. Mjafton mos harrojmë këngën, o sa mirë me qënë shqiptar se shqiptari në gjak nuk kemi më. Në atdhe tani nuk ka më 1-2 hajdutë, por një hajdutëri, një sistem shushunjash që pi para e prona dhe që vjell shpifje e dëshpërim.

    Berti ishte një. Duhej ta bënim 1001. E shumëzuam me 0, e kthyem, na ishte një herë një njeri model…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    BertiKotmilo Korça IshKryebashkiaku Fisnikëri
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Korçë: Nisi drogën 13 vjeç pas humbjes së nënës, sot me metadon

    August 13, 2026

    Zyrtarizohet martesa e Cristiano Ronaldos me Georgina Rodríguez

    August 13, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026

    Cilësia e ujërave bregdetare në Shqipëri shënon rënie të fortë

    August 14, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026
    Më të klikuarat

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.