Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasijë janë dëmtuar rëndë dy shtetase, pasagjere. Policia po punon mbi zbardhjen e rrethanave, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital.
Njoftimi i policisë;
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Vithkuq, Korçë, shtetasi M. H., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Panarit, pasagjere në këtë automjet, të cilat u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me shtetasin M. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.