Aksident me një të plagosur në bulevardin “Republika” të qytetit të Korçës
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të katedrales ortokdose të këtij qyteti.
Një 70 vjeçar mësohet të ketë qenë duke kaluar me biçikletë nga pedonalja në anën tjetër të Bulevardit kur është përplasur nga një mjet tip “Mercdes Benz” që drejtohej nga një femër. Goditja ka qenë e fortë aq sa i moshuari ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës. Burime pranë këtij spitali thanë se 70 vjeçari ndodhet në reanimacion në gjendje shumë të rëndë, aq sa mjekët nuk kanë pranuar të thonë asgjë për gjendjen e tij.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin e Korçës për të dhënë sqarime për ngjarjen ndërkohë që grupi i hetimit po bën këqyrjen e vendit edhe për të sqaruar më shumë rrethanat e këtij aksidenti. Duhet thënë se i moshuari ka qenë duke kaluar në vijat e bardha me biçikletë, në momentin kur ka ndodhur kjo ngjarje