Një mjet ka përplasur një motoçikletë në afërsi të një karburanti, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motoçikletës i cili ka gjetur vdekur gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Korçës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Ky aks rrugor është një nga akset me njollat të larta aksidentesh, edhe për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.


