Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 11:30, në fshatin Nizhavec të njësisë administrative Maliq.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin J. D., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi L. S.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, i cili është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Benz” është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.


